Rreth nesh
Ne e bëjmë brendin tuaj të dukshëm.
PixelStudio është specialist në prodhimin e materialeve promocionale dhe reklamave vizuale, me bazë në Prishtinë.
9+
vite në brendimin fizik
Me mbi 8 vite përvojë, ne ofrojmë zgjidhje konkrete dhe kreative në fushën e brendimit fizik, si toteme, letra ngjitëse, reklamë ambientale dhe elementë vizualë të personalizuar — gjithmonë me cilësi të lartë dhe përkushtim ndaj detajit.
Punojmë me biznese të vogla, klinika, institucione arsimore dhe kompani të mëdha — dhe çdo projekt e trajtojmë me të njëjtin seriozitet, nga një ngjitëse e vetme deri te fasada e plotë.
Pse ne
Çfarë na dallon.
Gjithçka nën një çati
Dizajni, prodhimi dhe montimi bëhen nga i njëjti ekip — pa ndërmjetës dhe pa humbje informacioni.
Cilësi në detaje
Përdorim materiale të provuara dhe kontrollojmë çdo punë para se të dalë nga studioja.
Afate që respektohen
E dimë që reklama ka vlerë kur del në kohë — për hapje, evente apo fushata.
Partner afatgjatë
Shumë nga klientët tanë kthehen sërish — sepse e njohim brendin e tyre.
Zgjidhje reale, rezultate të dukshme.
Na tregoni për projektin tuaj — ju kthejmë përgjigje me ofertë brenda një dite pune.